Flash

Tërmeti në Korçë/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Lapsi.al 1 June 2019
Tërmeti në Korçë/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Pas lëkundjeve të forta të shënuara ditën e sotme në Korçë, është mbledhur Shtabi i Emergjencave gjatë pasdites.

Raportohet se dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Dëmi më i madh është bërë në fshatin Flloq. Rreth 50 shtëpi janë dëmtuar rëndë dhe banorët nuk lejohen që të rrinë akoma në banesa. Të njëjtin mendim ndajnë edhe ekspertët.

Bëhet me dije se banorët e fshatit Flloq janë traumatizuar. Ndërkaq, bashkia dhe institucionet kanë marrë masa pas tërmetit që tronditi jug-lindjen e vendit. Forcat e armatosura kanë dërguar një numër të caktuar çadrash. Banorët do të pajisen me çadra përpara se të errësohet. Pikërisht çadrat do shpërndahen edhe në Qafë–Zezë.

Mjediset publike në fshatin Flloq, si shkolla dhe lokali i fshatit janë vënë në dispozicion të fëmijëve, që ata të strehohen. Janë ofruar po ashtu paketa ushqimore të çastit.

Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në Bashkinë e Kolonjës. Në qytet nuk ka pasur probleme, ndërsa në njësinë administrative Mollas ka pasur dëmtime, kurse probleme ka edhe në fshatin Qafë – Zezë, ku janë dëmtuar 30 shtëpi.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI