Flash

Rregullat e reja për provimin e patentës

Lapsi.al 1 June 2019
Rregullat e reja për provimin e patentës

Nga e hëna e parë e Qershorit te gjithe ata qe jane per provimin e patentes, per testin teorik do te perballen me ndryshimet ne test. Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se Testi Teorik (B) eshte rishikuar në 45% të volumit.

“Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare dhe korrigjuam 1848 fjali me gabime”- thuhet ne njoftim, ku shtohet se Testi Teorik i ri eshte “Më i kuptueshëm, më korrekt dhe me praktik”. Sipas DPSHTRR ne te ka reduktime te shumta.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:

❌ Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!

✅ Korrigjuam 1848 fjali me gabime!

Testi Teorik i ri:

✔ Më i kuptueshëm

✔ Më korrekt

✔ Më praktik

Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

Shembull, ❌ hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI