Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste sot, i ka bërë presion të gjithë qytetarëve që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, këto qytetarë përveçse do të ndëshkohen nga ligji, do t'i heqin të drejtën vetes dhe familjes së tyre për të lëvizur në SHBA dhe BE.