Partia Socialiste ka nisur ditën e sotme fushatën, e bindur për t'u futur në zgjedhje pa opozitën. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një video ku numëron disa nga arsyet pse kryeministri aktual Edi Rama duhet të ishte larguar.
Basha ka ftuar gjithashtu qytetarët të marrin pjesë nesër në protestën e radhës të opozitës që do të mbahet në orën 19:00.
"Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa", shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/417557108975148/