Flash

Pompeo turne në Europë, merr pjesë në takimin e Bilderbergut

Lapsi.al 1 June 2019
Pompeo turne në Europë, merr pjesë në takimin e Bilderbergut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po vazhdon turneun në Evropë. Sot ai ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në takimin e 67-të të Bilderbergut, një forum vjetor mjaft sekret, jo vetëm lidhur me diskutimet specifike, por edhe mbi temat e përgjithshme dhe pjesëmarrësit.

Departamenti i Shtetit konfirmoi sot pjesëmarrjen e zotit Pompeo në takim megjithëse prezenca e tij në këtë forum në Montreux në brigjet e Liqenit të Gjenevës nuk ishte e parashikuar në axhendën zyrtare të turneut, raporton Voa.

Forumi shërben për të forcuar lidhjet e aleatëve perëndimorë, për të rrahur shqetësimet mes fuqive evropiane dhe atyre të Amerikës së Veriut dhe për të diskutuar zgjidhje të mundshme, por pa deklarata për shtypin apo komunikata të përbashkëta siç ndodh në takimet e Davosit.

Ashtu si edhe në takime të tjera gjatë turneut të tij evropian, Sekretari i Shtetit pritet të ngrejë shqetësimet mbi programin bërthamor të Iranit dhe sistemin që po krijojnë evropianët për të mbrojtur kompanitë e tyre nga sanksionet amerikane. Një tjetër temë qendrore në këtë vizitë të shefit të diplomacisë amerikane është shqetësimi që kanë ngritur amerikanët për kompaninë kineze Huawei që e konsiderojnë si operatore të qeverisë kineze në përpjekjet e Pekinit për spiunazh.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI