Flash

Palestinë/ 16 vjeçari vritet teksa po shkonte të falte namazin

Lapsi.al 1 June 2019
Palestinë/ 16 vjeçari vritet teksa po shkonte të falte namazin

Një 16-vjeçar palestinez ka humbur jetën ndërsa një 12-vjeçar është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, në kohën që po tentonin të kalonin “Murin e ndarjes” në Jeruzalem, me qëllim që të falnin namazin  e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se ushtarët izraelitë kanë qëlluar mbi adoleshentët palestinezë. Palestinezi 16 vjeçar, Abdullah Ghaith, ka vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa i riu tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raportojnë mediat botërore.

Izraeli, pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeç nga “Muri i ndarjes” në Kuds nga Bregu Perëndimor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI