Nis sot fushata e Partisë Socialiste, ndonëse garuesit real të saj nuk janë futur në zgjedhje lokale. Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS do të synojë të jetë forcë e padiskutueshme udhëheqëse në çdo bashki të Shqipërisë.
“Sot nis martona jonë 30 ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e PS dhe kandidatëve tanë si forca e padiskutueshme udhërheqëse në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis një martonë për një betejë politike, më të qartë se asnjëherë më parë, mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara me program, ide dhe punë dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapa me baltë sherr e konflikte, mes nesh që duam një vend normal për fëmijët tanë dhe atyre që duan veç pushtet”,- tha ai.
Rama u shpreh se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se ky është një vendim që nuk bie ndesh me demokracinë. Sipas tij, nëse opozita do pengohej të hynte në zgjedhje do ishte jodemokratike.