Flash

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen nga posti i deputetit

Lapsi.al 1 June 2019
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen nga posti

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit.

Gruevski ka shkruar në rrjetet sociale nga Budapesti se jep dorëheqjen si deputet, kurse shton se falënderon deputetët e VMRO për pozicionin parimor të mbajtur në këtë çështje.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim gjatë ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve.

Falenderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sado që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime”, shkruan ai.

Të këshilluara

Korçë/ Sërish lëkundje të forta tërmeti

Dy lëkundje të forta tërmeti sapo janë ndjerë sërish në Korçë. Nga raportimet paraprake mësohet se lëkundjet kanë ndodhur brenda pak minutave dhe kanë qenë t...

21:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI