Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.
Përmes një videoje të shkurtër AKU ka ilustruar të gjithë skemën e mashtrimit. Produkti me yndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor. Importuesi e faturon margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e keq-etiketuar si gjalp.