Flash

Vuçiç: Kosova do të shkojë në drejtim të bashkimit me Shqipërinë

Lapsi.al 31 May 2019
Vuçiç: Kosova do të shkojë në drejtim të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është absulutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në drejtimin, që sipas tij ka paralajmëruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kur ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë dejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur“, tha Vuçiç, transmetojnë mediat serbe.

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Thaçi tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat sipas tij e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë.

Por, Vuçiç tha se komuniteti ndërkombëtar e ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për këtë që po më pyesni (bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe ata më kanë thënë: Aleksandar, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Vuçiç, por shtoi se pikërisht këto deklarata janë arsyeja përse ai beson se një gjë e tillë do të ndodhë.

Kosova, qysh në vitin 2011, është në proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, procesi ka ngecur në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës që ka vendosur Kosova ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia./REL

Të këshilluara

Pogradec, arrestohet vjedhësi serial

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet. Në pranga ka rënë D.R, banues në Pogradec. Prokuroria pr...

12:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI