Katër muaj pas vrasjes së ish-policit Arben Bilali, policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Cukali., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Rrëmbim personi"
Materialet në ngarkim të shtetasit Gjergj Cukali, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake".
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti, ku ish-efektivi u vra më armë zjarri në rrugën "Isuf Banka" në Tiranë.
Gjergj Cukali rezulton i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.
Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.
Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.
Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.
Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.
Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.
Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit.
Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.