Flash

Trump i vendos taksë edhe Meksikës, pas Kinës

Lapsi.al 31 May 2019
Trump i vendos taksë edhe Meksikës, pas Kinës

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi vendosjen e taksës për mallrat që hyjnë në SHBA nga Meksika, si përpjekje për të frenuar emigracionin.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se nga 10 qershori do të vendoset një taksë prej 5%.

Ai gjithashtu tha se taksa do të rritet në mënyrë graduale derisa problemi i emigrimit ilegal përmes territorit të Meksikës të zgjidhet plotësisht.

“Më 10 qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vendosin taksën prej 5 për qind ndaj të gjitha prodhimeve që hyjnë në vendin tonë nga Meksika derisa emigrantët ilegalë që vijnë nga ky shtet të ndalen. Taksa do të rritet shkallë-shkallë derisa të zgjidhet ky problem”, shkroi Trump në Twitter.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar menjëherë edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili i dërgoi një letër dyfaqëshe presidentit amerikan. “Statuja e Lirisë nuk është një simbol bosh. Pavarësisht respektit të plotë, ndaj asaj që thoni se do ta bëni Amerikën madhështore përsëri, po ju them se ky është një mashtrim, sepse drejtësia e përgjithshme duhet të triumfojë”, shkruhet në letrën e presidentit Obrador.

Trump e ka akuzuar qeverinë meksikane për dështim lidhur me masat për parandalimin e grumbullit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, të cilët po përpiqen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI