Flash

Thaçi për raportin e BE-së: Përfundimet nuk përputhen me situatën

Lapsi.al 31 May 2019
Thaçi për raportin e BE-së: Përfundimet nuk përputhen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar gjatë ditës raportin e progresit nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Por, ai nuk ka pranuar gjetjet e raportit, duke pretenduar se nuk përkon me situatën në vend. Ai është shprehur se raporti më tepër merret me taksën se sa me progresin e institucioneve.

Ky dokument u është dorëzuar edhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të marrin vendimin për liberalizimin e vizave. Raporti theksim të veçantë i jep emërimeve të ministrave me aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Qeveria thuhet se zbehu kredibilitetin përmes një varg vendimesh ad hoc, si rritja e numrit të ministrave në 21 dhe zëvendësministrave në 80.

“Po përgatitet projektligji për qeverinë, i cili si i tillë do të vihet në Kuvend, ku parashihet që të ketë një reduktim të ministrive, në mënyrë që ne të arrijmë të rregullojmë pozicionet ministrore dhe pozicionet ekzekutive, të mos jenë pozicione me një numër kaq të madh sa ç’janë realisht”, tha Blerta Deliu Kodra, kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian.

Raporti tregon edhe paqëndrueshmëri në Kuvend, duke përmendur ndërtimin e shumicës parlamentare vetëm për çështjet të kushtëzuara nga BE-ja.

Problem vazhdon të jetë niveli i lartë i korrupsionit, për shkak të funksionimit jo të mirë të organeve të drejtësisë, prandaj Kosova vlerësohet të jetë ende në fazat e hershme të luftimit të korrupsionit.

“Asgjë nuk është befasuese në këtë raport, veçse tregon që Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta mbajë të gjallë agjendën Europiane, por përkundrazi duket sikur e ka humbur  si objektiv themelor anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian”, shprehet Arbresha Loxha nga Shoqëria Civile

Sfidë për organet e zbatimit të ligjit po vlerësohet rajoni i veriut. Sipas, BE-së është e nevojshme shtimi i ndjekjes së autorëve të veprave penale nga autoritetet gjyqësore .

Të këshilluara

Pogradec, arrestohet vjedhësi serial

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet. Në pranga ka rënë D.R, banues në Pogradec. Prokuroria pr...

12:47

PS publikon sloganin për zgjedhjet lokale

Pas zyrtarizimit të numrit 30 në fletën e votimit, Partia Socialiste ka publikuar edhe sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. "Bashkia që duam për S...

11:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI