Flash

Televizioni publik i jep dyfishin e kohës së transmetimit propagandës së Partisë Socialiste

Lapsi.al 31 May 2019
Televizioni publik i jep dyfishin e kohës së transmetimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i japë dyfshin e kohës televizive në televizionin publik, transmetimit të fushatës politike të Partisë Socialiste, duke i dhënë konkretisht 60 minuta kohë në dispozicion.

Pas Partisë Socialiste, e dyta në rradhë me 30 minuta transmetim të fushatës zgjedhore vjen Partia Social-Demokrate, ndërsa partive të tjera në listë i është dhënë vetëm 10 minuta kohë transmetimi.

Kujtojmë se PS futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa konkurrencë direkte, duke qenë se dy partitë më të mëdha opozitare kanë refuzuar të garojnë.

Koha e dhënë në dispozicion për transmetim në median publike, tregon dominimin e plotë të Partisë Socialiste dhe një avantazhim që media po i jep kësaj partie për të shpalosur e vetme propagandën.

Të këshilluara

PS publikon sloganin për zgjedhjet lokale

Pas zyrtarizimit të numrit 30 në fletën e votimit, Partia Socialiste ka publikuar edhe sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. "Bashkia që duam për S...

11:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI