Flash

Rikthimi i vizave për Shqipërinë, mbërrin në Bruksel kërkesa e Holandës

Lapsi.al 31 May 2019
Rikthimi i vizave për Shqipërinë, mbërrin në Bruksel

Holanda avancon planet për t’i rikthyer vizat Shqipërisë. Sot është dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezoluta e miratuar në mesin e muajit prill në parlamentin holandez. Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi  me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Votimi në parlamentin holandez erdhi pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës dhe emigracionin e paligjshëm.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin. Por ky votim në Parlament u refuzua asokohe nga ministri Bloch, i cili e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ dhe tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim që mori parlamenti i vendit të tij.  Në total kanë qenë 9 parti politike që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Pas kërkesës për rikthimin e vizave pati reagim në Kuvend për këtë cështje edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Ramaci cili e konsideroi si lojë elektorale aktin e fortë të parlamemntit holandez. “Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre”, tha Rama.

Por ky shpjegim i tij krijonte boshllëqe në arsyetim dhe pyetja e parë që të vjen ndërmend ishte kjo: Pse Holanda zgjodhi pikërisht Shqipërinë si mish për top? Fare mirë mund të zgjidhte një vend tjetër për të cilin të kërkonte rikthim vizash dhe këtë ta shiste si kartë elektorale. Por Shqipëria është zgjedhur sepse në ndryshim nga vende të tjera, këtu kriminaliteti ka mburojë politike. Bandat kriminale që operojnë në Holandë dhe në vendin tonë kanë lidhje okulte me zyrtarë të lartë në Polici dhe politikë.

Vendimi i Holandës është qartazi një akt politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, e cila nuk bashkëpunon për goditjen e krimit. Ky vendim i Holandës ishte një goditje për Shqipërinë, e cila ishte në prag të hapjes së negociatave, vendim që është shtyrë sërish për në vjeshtë.

Megjithatë gjasat janë që regjimi i vizave të mos rikthehet pasi Komisioni Europian do ta hedhë poshtë rezolutën e miratuar në parlamentin holandez pasi në këtë rast nuk është plotësuar asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të vizave. Por akti i Holandës ishte qartazi politik ndaj qeverisë shqiptare që nuk po bën sa duhet në raport me goditjen e krimit të organizuar.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI