Flash

Rama tregon si do t'i mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit

Lapsi.al 31 May 2019
Rama tregon si do t'i mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama theksoi mbrëmjen e djeshme në studion e “Open”, se është Kodi Penal që parashikon masat që ndërmerren ndaj atyre që i bien ndesh një institucioni themelor, si zgjedhjet.

I vendosur përballë pyetjes se çfarë masash do të merren për sigurinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, meqenëse opozita pretendon se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, Kryeministri Rama theksoi se nëse kjo situatë do të ndodhte, kjo nuk do të ishte më një çështje politike, por kriminale e opozitës, pasi si e tillë parashikohet nga Kodi Penal.

“Parapërfytyroni sikur kjo të kthehej në normë dhe çdo opozitë t’i jepte vetes të drejtën që unë mund të kërcënoj me shkatërrim të rendit kushtetues dhe unë mund të kërcënoj vendin tim, që o bëhet si them unë, o nuk bëj zgjedhje. Kjo është kriminale, kjo hyn te Kodi Penal, nuk është më politike. Shkruhet në Kod se çfarë i gjen ata që i bien ndesh institucioneve themelore demokratike”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndërhyrja e Presidentit për datën e zgjedhjeve është korrekte nga ana e tij, pasi është brenda kornizës kushtetuese që i jep presidentit fuqinë për të qenë një zë në këtë fazë.

“Në kuadër të përpjekjeve të Presidentit dhe e kuptueshme, por ne nuk kemi asnjë tundim për të vënë në dyshim datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet në 30 qershor nuk i kemi caktuar ne, e kemi ditur prej shumë kohësh se kur janë zgjedhjet, kemi punuar dhe jemi gati të jemi para atyre që janë pronarët e zgjedhjeve, popullit”, – tha Rama.

Të këshilluara

Thaçi: Ju them kush e vrau gazetarin Ali Uka

Vijon përplasja mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas akuzave të Berishës për vrasjen e gazetarit Ali Uka në qershor ...

23:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI