Kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar në rrjetet sociale se fushata zgjedhore nis më datë 1 qershor.
Rama është shprehur i vendosur për t'u futur në zgjedhje ndonëse kundërshtarët realë të tij nga opozita nuk do të garojnë.
“30 qershor dhe pikë”, shkruan Rama për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërkaq, ai thotë se fushata fillon më datë 1 qershor në Parkun Olimpik në orën 16.00.