Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Maqedonia e Veriut del kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 31 May 2019
Maqedonia e Veriut del kundër idesë së shkëmbimit të

Çështja e korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është kundërshtuar ashpër edhe nga Maqedonia e Veriut. Presidenti i sapozgjedhur, Stevo Pandervoski, shprehet se një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme shtesë mes të dyja vendeve.

Siç raportojnë mediat fqinje, presidenti i ri ka nënizuar se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në afrimin e paqes dhe bashkëjetesës duke lënë mënjanë  ndasitë dhe problemet e forta që kanë mes tyre.

“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë” - tha Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat.

Nga ana tjetër edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, shprehet se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Edhe ne por edhe i gjithë rajoni jemi të vetëdijshëm që cenimi e sigurisë tek fqinjët tanë gjithmonë ka pasoja negative. Në vend që të frikësohemi ne si shtet dhe si qeveri vendosëm që të marrim masa. Andaj në vitin 2017 fokusin tonë e vendosëm në anëtarësimin në NATO.  Që ta sigurojmë shtetin tonë dhe të kemi garancinë plotësuese të sigurisë edhe në rast të  jo-stabilitetit rajonal”-pohoi ajo.

Këto komente Pendarovski e Sheqerinska i bënë gjatë takimit që presidenti pati në ministrinë e Mbrojtjes me ministren dhe Shefin e shtatmadhorisë së ARM-së.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI