Flash

Kim Jong Un pas samitit të dështuar me SHBA ekzekuton zyrtarë të lartë

Lapsi.al 31 May 2019
Kim Jong Un pas samitit të dështuar me SHBA ekzekuton zyrtarë

Pas dështimit të diskutimeve me SHBA-në gjatë samitit të Vietnamit, Koreja e Veriut ka ekzekutuar disa zyrtarë të lartë. “New York Times” raporton se zyrtarët koreano-veriorë u ekzekutuan pas samitit të dështuar në muajin Shkurt mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, ku Presidenti Trump dhe Kim Jong Un nuk arritën asnjë marrëveshje.

Kim Hyok Chol, i dërguari i posaçëm i Koresë së Veriut në SHBA, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të cilët kishin për detyrë të zhvillonin bisedimet për arritjen e një marrëveshje, u konsideruan përgjegjës për dështimin e samitit. Koreja e Veriut shpresonte se në rast të arritjes së një marrëveshje me SHBA-në, do të hiqeshin sanksionet ekonomike të vendosura ndaj saj lidhur me programin bërthamor.

Kurse gazeta e Koresë së Jugut, “Chosun Ilbo” raporton se ekzekutimet janë kryer për të larguar vëmendjen nga pakënaqësitë e brendshme në Korenë e Veriut pas një raporti të OKB-së ku evidentohet se banorët e shtetit komunist jetojnë në një rreth vicioz korrupsioni dhe recesioni. Akuza zyrtare e ekzekutimit të zyrtarëve koreano-veriorë është spiunazh për SHBA.

Një tjetër zyrtar i lartë i quajtur Kim Yong Chol, i është nënshtruar punës së detyruar dhe edukimit ideologjik. Edhe motra e tij, e cila ka qenë një nga shoqërueset e larta të Kim Jong Un në samitet me SHBA, është ndëshkuar. Sipas raportimeve të shtypit botëror, thuhet se Kim Jong Un ka ekzekutuar dhjetëra zyrtarë të lartë të vendit të tij që kur mori pushtetin në vitin 2011.

Të këshilluara

Kuba legalizon Wi-Fi për përdorim personal

Kuba do të lejojë që këtej e tutje përdorimin e lidhjes private të internetit Wi-Fi, si edhe importin e pajisjeve përkatëse, duke hequr kështu bllokadën më të  ...

11:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI