Flash

Kërcënon Hashim Thaçi: Nëse BE nuk hap dyert, nisim veprimet institucionale për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Lapsi.al 31 May 2019
Kërcënon Hashim Thaçi: Nëse BE nuk hap dyert, nisim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse BE-ja vazhdon izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia për veprime institucionale apo referendume për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Presidenti Thaçi në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se ideja për korrigjimin e padrejtësive historike për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar deri më tani.

“Edhe në takimin e Berlinit as që është mbyllur ndonjë ide, por as që është prezantuar ndonjë alternativë e re. Diçka të tillë do të vazhdojë të prezantojë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës ka thënë se pas vonesave që Bashkimi Evropian po i bënë Kosovës ka ardhur koha të mendohet seriozisht për ndërmarrjen e hapave institucional për bashkim kombëtarë.

“Këtë mund ta bëjmë çoftë përmes rezolutave në kuvendet e dy vendeve tona, apo përmes referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Të këshilluara

Moti për sot, priten reshje shiu në mesditë

Sot moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura rreshje shiu në orët e mesditës të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve . Era do të jetë m...

07:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI