Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Justifikimi i Cakajt për deklaratën e fortë të CDU/CSU: Janë të përçarë...

Lapsi.al 31 May 2019
Justifikimi i Cakajt për deklaratën e fortë të CDU/CSU:

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka komentuar deklaratën e grupit parlamentar CDU/CSU, të cilët theksuan të enjten se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht, siç u kërkua nga ministrat e Jashtëm të BE më 28 qershor të vitit 2018”.

I ftuar në emisionin “Java”, Cakaj i justifikoi “shuplakën” e Gjermanisë duke u shprehur se ka kontradikta në vendet anëtare, ndërsa shtoi se janë “grupe të caktuara” që kanë të drejtë të kenë kritika për qeverinë.

“Përkundër mënyrës se si ka shkuar vendimi në fund, 25 vende në vitin e kaluar kanë qenë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë, kjo tregon se është rritur besimi te reformat e Shqipërisë. E njëjta klimë është edhe sot. Ka kontradikta nga vendet anëtare. Grupacione të caktuara kanë të drejtë të kenë rezerva për Shqipërinë dhe kritika për qeverinë, por ne na takon që t’i përgjigjemi me fakte”, - tha Cakaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI