Flash

I arrestuar për vrasjen mafioze të ish policit, kjo është CV-ja kriminale e Gjergj Cukalit

Lapsi.al 31 May 2019
I arrestuar për vrasjen mafioze të ish policit, kjo është

Personi i arrestuar sot si i dyshuar per vrasjen e ish policit Arben Bilali, në datë 30.01.2019, në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, eshte emer i njohur per policine.

Ai eshte Gjergj Cukali, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.

Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit.

Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

fotot e te arrestuarve

Banda qe furnizonte Cukali

“Shtetasi Gentian Balliu, lëndën narkotike të llojit kokainë e siguron te shtetasi Gjergji Cukali. Në një bisedë të datës 22.05.2016, Gjergji Cukali i thotë shtetasit Gentjan Balliu:

“Më kishe 2700, me dhe një pa dhjet milek dhe ke dhe 1700 tani dhe atë 230 te ati shokut ok”.

Nga hetimet rezulton se Gjergji Cukali ka përdorur për kryerjen e veprimeve në aktivitetin e tij kriminal shtetasin Artur Tarja, i cili mban lidhje dhe me shtetasin Gentjan Balliu”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, zhvilluar gjatë tre muajve të fundit, janë realizuar katër arrestime të anëtarëve të grupit të Cukalit.

Më konkretisht, në datë 27.04.2016 u bë kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasve A. Mulolli dhe J. Blakcorri me sasinë prej 25.8 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vazhdim, më datë 04.06.2016, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasve A. Sedo dhe G. Çina, me sasinë prej 30.6 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Shtetasit A. Sedo iu gjet në të brendshmet e tij një paketim me lëndë pluhuri, qarkuar me naterban ngjyrë kafe me mbishkrim me ngjyrë të zezë “25”.

Prokuroria thotë se më datë 23.06.2016 u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit M. Jazaj me sasinë prej 0.4 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të cilën e kishte blerë te shtetasi J. Hoxha, si dhe arrestimi i shtetasit J. Hoxha me sasinë prej 14.4 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të cilën e kishin blerë te shtetasi H. Tallushi.

Ndërsa në datën 23.06.2016 u kap në flagrancë dhe u bë arrestimi i shtetasve H. Tallushi dhe A. Tallushi me sasinë prej 116 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 2 gramë bimë e dyshuar kanabis sativa./Panorama

Të këshilluara

Moti për sot, priten reshje shiu në mesditë

Sot moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura rreshje shiu në orët e mesditës të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve . Era do të jetë m...

07:30

Thaçi: Ju them kush e vrau gazetarin Ali Uka

Vijon përplasja mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas akuzave të Berishës për vrasjen e gazetarit Ali Uka në qershor ...

23:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI