Flash

Eksperti amerikan 'kryqëzon' kryeministren serbe: Turp, gjithë bota i njeh shqiptarët

Lapsi.al 31 May 2019
Eksperti amerikan 'kryqëzon' kryeministren serbe: Turp,

Ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Brnabiq ka reaguar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Në një postim në ‘Facebook’, Ben Meir e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar: “Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

Moti për sot, priten reshje shiu në mesditë

Sot moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura rreshje shiu në orët e mesditës të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve . Era do të jetë m...

07:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI