Flash

Austria formon 'qeverinë tranzitore'. Për herë të parë do ta drejtojë një grua

Lapsi.al 31 May 2019
Austria formon 'qeverinë tranzitore'. Për herë të

Presidentja e Gjykatës Kushtetuese, Brigitte Bierlein, do të drejtojë qeverinë e tranzicionit, të përbërë nga ekspertë. Këtë e bëri të ditur presidenti austriak, Alexander Van der Bellen mit.

Presidentja e Gjykatës Kushtetuese në Austri, Brigitte Bierlein, do të jetë kancelarja e ardhshme e Austrisë, deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti austrialk Alexander Van der Bellen, bëri të ditur në Vjenë se do ta emërojë atë “pas pak ditësh”, në postin e kancelares. Kryetari i qeverisë konservatore austriake, Sebastian Kurz, e humbi votëbesimin në kuadër të aferës me video nga Ibica.

Presidenti Van der Bellen e ngarkoi zonjën Bierlein me krijimin e një qeverie të re, që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar që do të mbahen në vjeshtë. “Unë e kam njohur dhe vlerësuar presidenten Bierlein si një personalitet të matur, largpamëse dhe shumë kompetente.” Van der Bellen theksoi, se bëhet fjalë për administrimin e mirë dhe të duhur të punëve të shtetit. Ai ka rënë dakord me Bierlein që në qeveri të marrin pjesë kryesisht ekspertë të njohur. Ai tha se pret nga partitë e përfaqësuara në parlament, përkrahje për qeverinë e ekspertëve.

Personat për kabinetin e ekspertëve

Bierlein deklaroi se ish presidenti i Gjykatës Administrative, Clemens Jabloner është i gatshëm të bëhet zëvendëskancelar dhe ministër Drejtësie. Drejtuesi aktual i Seksionit europian në Zyrën e Kancelarit, Alexander Schallenberg, do të jetë kandidati për ministër të Jashtëm. Personalitetet e tjera që do të marrin pjesë në kabinet do të emërohen ditët e ardhshme. Detyrën si presidente e Gjykatës Kushtetuese, Bierlein tha se do ta dorëzojë para se të emërohet kancelare.

Juristja është gruaja e parë që bëhet kancelare

Juristja Bierlein, e lindur më 1949 në Vjenë është zgjedhur më 2003 në zëvendëspresidente dhe në shkurt 2018 presidentja e parë e Gjykatës Kushtetuese në Austri. 69 vjeçarja ka kontakte të mira me konservatorët e ÖVP por edhe me populistët e djathtë të FPÖ. /D.W/

Të këshilluara

Itali/ Shpërthen vullkani Etna (Video)

Etna ka nisur aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin Jug-lindor dhe në krahun veri-lindor të kraterit të ri Jug-lindor. Pamjet spektakolare tregojnë moment...

15:23

Kuba legalizon Wi-Fi për përdorim personal

Kuba do të lejojë që këtej e tutje përdorimin e lidhjes private të internetit Wi-Fi, si edhe importin e pajisjeve përkatëse, duke hequr kështu bllokadën më të  ...

11:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI