Flash

Arrestimi i Gjergj Cukalit, pamjet se si ekzekutoi ish policin Arben Bilali (VIDEO)

Lapsi.al 31 May 2019
Arrestimi i Gjergj Cukalit, pamjet se si ekzekutoi ish policin Arben Bilali

Arrestimi i Gjergj Cukalit nga policia mëngjesin e sotëm, rikthen edhe njëherë në vëmendje vrasjen e ish policit Arben Bilali, krim që tronditi Tiranën në fillim të këtij viti. Arben Bilali, ish-efektiv i komisariatit nr.2 në kryqytet dhe ish-pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u ekzekutua me 14 plumba mesditën e 30-janarit pranë banesës së tij. Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje. Kjo pasi familja e Bilalit ka qenë në konflikt me dy familje të tjera në kryeqytet, përplasje të cilat kanë prodhuar disa të vrarë. Mes të cilëve edhe dy vëllezër të Bilalit të ekzekutuar në 1997 dhe 2010 në po të njëjtën zonë, atë të Selitës, ku u qëllua për vete edhe ish-oficeri i policisë.

40-vjeçari i arrestuar, Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, apo dhe ‘mik’ i ngushtë i Emiljano Shullazit, është autori që vrau Arben Bilalin. Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Cukali ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale si grabitje apo rrëmbim personi. Kujtojmë që ish-polici Arben Bilali u vra me 30 janar të këtij viti para shtëpisë së tij, në zonën e ‘Selitës’. Gjergj Cukali dyshohet si vrasës me pagesë. Video më poshtë tregon pamjet e ekzekutimit mafioz të Arben Bilalit.

.

Të këshilluara

Moti për sot, priten reshje shiu në mesditë

Sot moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura rreshje shiu në orët e mesditës të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve . Era do të jetë m...

07:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI