Flash

A pihet alkol në ambientet e Policisë? Flet ministri Lleshaj

Lapsi.al 31 May 2019
A pihet alkol në ambientet e Policisë? Flet ministri Lleshaj

Gjashtë ish deputetë të Partisë Demokratike janë nën akuzë se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë në Drejtorinë e Tiranës pas protestës së 16 shkurtit.

Vetë ish deputetët mohojnë akuzat dhe thonë që janë zyrtarët e lartë të policisë ata që kanë ushtruar dhunë. Pas përplasjeve që ndodhën në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ish deputetët thonë së i kanë gjetur drejtuesit e lartë të policisë duke pirë alkool. Për këtë kanë publikuar edhe një foto gjatë emisionit Opinion të ditës së mërkurë.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mohuar akuzat e ish-deputetëve të opozitës. Ai ka thënë se kjo akuzë është e pavërtetë dhe për më tepër nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë. Për ministrin, ish deputetët kanë kryer një akt të turpshëm dhe kjo është e dokumentuar me pamje filmime.

“Është e pavërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë. Barriera etike dhe morale pengon të prekësh punonjësin e policisë. Të qënit deputet nuk u jep asnjë të drejtë të prekin punonjësit e policisë” tha Ministri Lleshaj.

Të këshilluara

Pogradec, arrestohet vjedhësi serial

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet. Në pranga ka rënë D.R, banues në Pogradec. Prokuroria pr...

12:47

PS publikon sloganin për zgjedhjet lokale

Pas zyrtarizimit të numrit 30 në fletën e votimit, Partia Socialiste ka publikuar edhe sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. "Bashkia që duam për S...

11:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI