Flash

Zgjidhja e krizës? Rama: Kam një ofertë për opozitën

Lapsi.al 30 May 2019
Zgjidhja e krizës? Rama: Kam një ofertë për opozitën

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Open” në TCH se ka vetëm një ofertë për Lulzim Bashën dhe ajo është 30 qershori, pra zhvillimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në datën e dekretuar nga Presidenti.

“Kam një ofertë shumë të qartë për opozitën është 30 qershori. 30 qershori është detyrim dhe përgjegjësi për çdo parti politike që të dali e të dëgjojë vullnetin e popullit” – tha Rama.

Ndonëse krizën aktuale politike e konsideroi diçka të përsëritur, kryeministri Edi Rama veçoi një element të ri nga kriza e vitit 2017-të, kur opozita ngriti çadrën në bulevardin kryesor të Tiranës, me të njëjtat kërkesa. Sipas Ramës, ndryshimi në 2019-ën është se opozita ka një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund rrugës ‘qorre’. Ai theksoi se kjo sjellje do të sjellë vetëvrasjen politike të PD dhe LSI.

“Nuk është e re kjo situatë është e përsëritur, e kemi parë të gjithë dy vite më parë. ka ndryshuar forma, nuk është më një çadër që i mbledh njerëzit nën strehën e saj, por është një parti që ka braktisur Parlamentin pa kthim, ka veshur ’jelekët e verdhë’ të një lëvizjeje që është karakteristike e grupeve që krijohen për t’u bërë vizibël, por asnjëherë e partive politike, dhe kërcënon se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk bëhet siç duam ne.

Ndryshimi është në faktin se jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund një rruge qorre që në këndvështrimin tim është vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër, thirrjeve për dialog dhe për të diskutuar pa kushte, i vjen e njëjta përgjigje e përsëritur pa pushim dhe destinuar që të mbetet një kllapë brenda së cilës ky grupim politik partish është i destinuar të tretet”, - tha Rama.

Të këshilluara

Aksident në Kuçovë, plagoset 42-vjeçari

Një incident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Perondi të Kuçovës. Policia bën me dije se “shtetasi G.H,42 vjec, banues në fshatin Magjat, duke drej...

20:14

Aksident në Librazhd, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek vendi i quajtur Ura e Murrashit. Fatmirësisht raporto...

20:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI