Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare të dendura, parashikohet moti për ditën e sotme, kryesisht përgjatë relieve malore në qarqet e veriut dhe të qendrës.
Sipas meteoalb, masa ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë: kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë në orët e para të ditës. Mesdita do sjell zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Por pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet por vranësira të shpeshta në zonën malore. Era do të fryejë me shpejtësi deri 30 km/ h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 gradë C deri në 25-26 gradë C.