Luigi Soreca, ambasador i BE-së në Shqipëri i ka dorëzuar ditën e sotme Komisionit të Integrimit raportin e KE-së. Soreca, u shpreh se ndihet i lumtur për rekomandimin pa kushte dhe se komisioni duhet të caktojë masat që do merren në të ardhmen.
“Jemi të lumtur për rekomandimin pa kushte. Raporti i progresit të KE duhet ekzaminuar.Komisioni të caktojë masat që duhen në të ardhmen. Apel qeverisë dhe opozitës që të tejkalojnë ndasitë”-tha Soreca.