Flash

Shtyhet kërkesa e SHBA për ekstradimin e Assange, përkeqësohet gjendja në burg e themeluesit të Wikileaks

Lapsi.al 30 May 2019
Shtyhet kërkesa e SHBA për ekstradimin e Assange,

Kërkesa e SHBA-së për ekstradimin e Julian Assange, themeluesit të “Wikileaks” është shtyrë për muajin qershor. Gareth Peirce, avokati i Julian Assange shprehet se klienti i tij është shumë i sëmurë për t’u paraqitur përmes video-lidhjes nga një burg në Britani.

Uashingtoni është duke kërkuar ekstradimin e Assange, 47-vjeçar, i cili është arrestuar pasi është larguar nga Ambasada e Ekuadorit në Londër më 11 prill, për shkak të dyshimeve rreth rolit që ka pasur në publikimin e materialit të klasifikuar ushtarak dhe diplomatik më 2010.

Aktualisht, Assange përballet me 18 akuza penale në SHBA, dhe mund të kalojë dekada në burg në rast se shpallet fajtor.

“Ai në fakt nuk është aspak mirë”, ka thënë avokati, Gareth Peirce, për mediat.

Një gjykatë në Uestminster të Londrës ka mbajtur një seancë të shkurtër të enjten, për ta shtyrë këtë rast më 12 qershor.

Kryeprokurorja, Emma Arbuthnot, po ashtu ka thënë se Assange nuk është mirë, derisa ka shtuar se ka mundësi që seanca e radhës të mbahet në burgun e sigurisë së lartë, ku Assange është duke vuajtur dënimin prej 50-javëve për ikje nga lirimi me kusht.

Ëikileaks ka thënë se ka shqetësime serioze për shëndetin e Assange-it dhe se ai është bartur në zonën e burgut për përkujdesje shëndetësore.

“Gjatë shtatë javëve në Belmarsh, shëndeti i tij ka vazhduar të përkeqësohet dhe ai ka humbur peshë në mënyrë dramatike, ka thënë Ëikileaks përmes një deklarate.

“Vendimi i autoriteteve të burgut për ta bartur atë në zonën për përkujdesje shëndetësore flet vetë”.

Assange ka qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit nga viti 2012, kur kishte ikur nga lirimi me kusht, në mënyrë që ta mënjanonte ekstradimin në Suedi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI