Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Fushë-Krujës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër një qendre shëndetësore shumë pranë qendrës së qytetit ku edhe ka qenë e parkuar makina tip BMW.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe paraprakisht bëhet me dije se makina i përket një emigranti.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet qqë zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.