Flash

Rekomandimi pozitiv i KE, Këshilli i Ambasadorëve: E mirëpresim, por nuk është koha për eufori

Lapsi.al 30 May 2019
Rekomandimi pozitiv i KE, Këshilli i Ambasadorëve: E mirëpresim,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (CAA) ka reaguar lidhur me progres-raportin e paraqitur ditën e djeshme nga Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian, ku rekomandohej hapja e negociatave të anëtarësimit për dy vendet me statusin kandidat, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, CAA-ja vlerëson rekomandimin pozitiv dhe inkurajon votimin e tij nga 28 vendet anëtare në Këshillin Evropian. Më tej, CAA-ja vëren se nuk është koha për eufori, duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë të bëjnë përpjekje për të konsoliduar në mënyrë gjithëpërfshirësë të gjitha reformat që kanë të bëjnë me integrimin në BE.

Reagimi i plotë i CAA-së:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ne inkurajojmë gjithashtu mbështetje të plotë të këtij rekomandimi nga Këshilli Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria ka arritur kështu në një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por kujtojmë se nuk është koha për eufori.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon të gjithë faktorët politik të bëjnë çdo përpjekje për të konsoliduar të gjitha reformat që kanë lidhje me integrimin në BE, në mënyrë gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe në interes të vendit. Shqipëria dhe Shqiptarët kanë bërë zgjedhje të qartë, atë të rrugëtimin të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI