“Konkluzioni është i njëjtë me një vit më parë, por raporti nuk është i njëjti. Në faqet e tij konstatohet se nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE. Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështërisësi mund të shihen të gjitha shtrembërimit e opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit dhe miqve apo partnerëve që kanë vullnet të dëgjojnë kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër. Ne nuk pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet dhe ka arritur objektivin fundor. Objektivi lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim. Sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave për të përparuar në të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit të Shqipërisë në një shtet të standardeve të BE”,- tha Rama.