Flash

Kampionati ndërkombëtar i lojrave online... aty ku luhet virtualisht, por fitohet realisht

Lapsi.al 30 May 2019
Kampionati ndërkombëtar i lojrave online... aty ku luhet virtualisht,

Nëse je duke lexuar këtë artikull, me siguri nuk blen më gazeta të printuara, por i lexon lajmet online. Gjithçka po bëhet virtuale. Online mund të marrësh informacionet, të bësh pazar, të prenotosh pushimet, biletën e avionit, të marrësh urimet e ditëlindjes, të studiosh e bëhesh me master, të gjesh një vend pune etj. Që online mund edhe të luash, këtë e dinim, se jemi brezi i Tetris-it dhe Texas Holdem Poker-it, por ajo që s’dinim ishte se paska edhe një kampionat të mirëfilltë lojërash elektronike, pjesë e së cilës mund të bëhen lojtarë nga shumë vende të botës, edhe nga Shqipëria, për të fituar çmime të mëdha.

Turneu i parë i këtyre lojrave online është lançuar tashmë nga Vodafone, në bashkëpunim me kompaninë ESL. Lojtarë nga 17 vendet ku Vodafone operon, përfshirë Shqipërinë, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij kampionati virtual dhe të fitojnë një prej çmimeve, vlera totale e të cilave kap shifrën e 165,000 eurove. Lojërat që do të luhen janë dy nga më populloret në botën online: Asphalt 9: Legends dhe PUBG MOBILE. Nëse doni të dini diçka më tepër rreth turneut apo jeni të interesuar të regjistroheni, vizitoni faqen https://pro.eslgaming.com/mobileopen/home.

“Vodafone 5G ESL Mobile Open” nis në datën 31 maj dhe përmbyllet në 29 shtator 2019 me një finale spektakolare, ku finalistët e të dyja lojrave do të garojnë live nëpërmjet rrjetit 5G nga Vodafone gjatë Milan Games Week me 28-29 Shtator.

Lojërat mund të luhen në telefonat iOS dhe Android. Për fituesit e Asphalt 9: Legends, çmimi do të jetë 14,000 euro, ndërsa për fituesit e PUBG MOBILE, 40,000 euro. “5G ESL Mobile Open” është pjesë e nismës së Vodafone në botën e eSports, apo sporteve online.

Të rinjtë që mbushin sallat e lojërave virtuale në Tiranë kanë tashmë mundësinë të fitojnë para falë pasionit të tyre. Por jo vetëm ata... ky kampionat unik është i përshtatshëm për të gjithë. Dhe mos harroni! Vetëm loja është virtuale, adrenalina dhe çmimet janë reale! (artikull promocional)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI