Flash

Itali/ 6 shqiptarë dhe 1 italian arrestohen për shpërndarje droge

Lapsi.al 30 May 2019
Itali/ 6 shqiptarë dhe 1 italian arrestohen për shpërndarje droge

Policia italiane ka arrestuar 7 persona të cilët shpërndanin kokainë në komunën e Asisit. Grupi prej 7 personash shpërndante drogë në sasi të vogla.

Hetimet kanë nisur pasi shumë banorë thanë se ndihen të shqetësuar nga fakti se disa persona kishin filluar të helmojnë fëmijët e tyre me lëndë narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Më tej hetimet janë shtrirë edhe në terren, ku karabinierët arritën që të zbulojnë edhe sesi funksiononte grupi, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët kanë zbuluar se droga shpeshherë shkëmbehej në qytet në këmbë ose me biçikletë. Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Perugias, anëtarët e organizatës kriminale janë dërguar në gjykatë për akuza që lidhen me trafikun e drogës.

Të gjithë personat që merrnin pjesë në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike ishin shqiptarë, përveç një italiani. Gjatë kontrolleve, policia italiane ka mundur të sekuestrojë kokainë, hashash, material për prerje dhe 4300 euro të gatshme. Për disa prej anëtarëve të bandës së drogës u dha “arrest me burg”, ndërsa të tjerë ia dolën që të jenë jashtë qelisë me masa më të buta sigurie.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI