Flash

Ironia e Lubonjës: Sillni 2 ekspertë sepse o Rama, o ne jemi të çmendur

Lapsi.al 30 May 2019
Ironia e Lubonjës: Sillni 2 ekspertë sepse o Rama, o ne jemi të

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve bëri ironi duke u shprehur se “duhej një ekspert psikolog dhe një kriminalistik”. Sipas tij, dy ekspertët duhen të sqarojnë nëse Rama dhe të tijtë janë çmendur apo të ftuarit në studio.

“Shkurt thjesht një koment i vogël është. Ti ke marrë ekspertë këtu financiar, ekonomik, rrugësh. Këtu duheshin dy ekspertë që mungojnë, njëri ekspert psikolog, që të shikojë sesi mund të jetë babëzia në këto nivele, ky aventurizëm në këto nivele. Duhet edhe një ekspert kriminalistik i Prokurorisë. Mund të na marrë edhe ne si të çmendur, por o ne, o ata”, - tha Lubonja.

Ai tha se kryeministri Rama dhe njerëzit që ka përreth e kanë bërë shtetin si pronën e tyre ndërsa shtoi se shkeljet dhe vjedhjet kanë plasur nga të gjitha anët. Sipas tij, kryeministri vijon të mbështetet nga televizionet kombëtare dhe nga trafikantët, të cilët si thotë analisti , vijojnë të pastrojnë para në interes personal.

“Nëse të kujtohet atëherë te Astiri kur thoja këtu se: “Ose duhet të vijë prokuroria të na merrte ne për shpifje ose të shkonte tek ata që ne akuzojmë”. Shifrat u dhanë, ekspertët janë këtu, shkeljet nga 4 anët. Tani është e kotë që të flasim, por problemi është se si mund të rrëzohet. Kjo është gjë e përditshme dhe nuk di çfarë të them. Problemi është ç’i bëhet këtij njeriu dhe atyre që i ka rrotull.

Shteti është i tyre. Shko blloko prokurorinë se nesër do në vijnë të na arrestojnë ne. Ne po bëjmë detyrën tonë ndaj publikut. Televizioni Kombëtar Klan në vend që të bëjë këtë, ai bën mbulimin e kësaj vjedhjeje. Televizionet kombëtare i kanë me vete, bizneset me vete, trafikantët me vete dhe çfarë na ka mbetur neve. Vetëm të ikim. Ky do të përfundojë një ditë, por nuk dihet se kur. Kështu janë regjimet”, - tha ai.

Të këshilluara

Aksident në Kuçovë, plagoset 42-vjeçari

Një incident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Perondi të Kuçovës. Policia bën me dije se “shtetasi G.H,42 vjec, banues në fshatin Magjat, duke drej...

20:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI