Flash

Greqi/ Vidhte duke kanosur me armë zjarri, në pranga grabitësi "serial" nga Shqipëria

Lapsi.al 30 May 2019
Greqi/ Vidhte duke kanosur me armë zjarri, në pranga grabitësi

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, 27 vjeç, i cili akuzohet për kryerjen e një sërë grabitjeve në zonën periferike të Zografu-së. Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga Policia, 27-vjeçari plaçkiste në mënyrë sistematike një agjenci të lojrave të fatit në Zografu, duke kërcënuar punonjësit me armë zjarri.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e të ndaluarit, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, 18 fishekë, një thikë xhepi dhe një shumë të hollash prej 445 eurosh.

Deri tani nga hetimet janë zbuluar 5 raste të plaçkitjeve, që përllogaritet të kenë shkaktuar një dëm prej rreth 10,000 eurosh.  Shqiptari është dërguar në  Prokurorinë publike të Athinës, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e grabitjeve të tjera.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI