Flash

Gent Cakaj në konferencë shtypi, si e lexon qeveria raportin e Komisionit Europian

Lapsi.al 30 May 2019
Gent Cakaj në konferencë shtypi, si e lexon qeveria raportin e

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me BE-në dhe shtoi se ky nuk është raporti i vjetër, por raport i ri që dëshmon progresin e vendit.

“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”,- tha Cakaj në fjalë ne tij.

Por veç gjërave pozitive, ai u shpreh se raporti vë theksin se jo të gjithë aktorët politikë në Shqipëri kanë qenë në një mendje, kur vjen puna tek çuarja përpara e reformës elektorale.

“Me ngjyrë të zezë mbi fletën e bardhë shkruhej ndër të tjera se qeveria ka bërë gjithë punën e nevojshme për reformën elektorale, por nuk ka ecur para për shkak të aktorëve të tjerë politikë. Shqipëria që duam është Shqipëria që vlerëson Europa. Shqipëria figuron si një vend që respekton parimet demokratike”,- shtoi ai.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Dokumenti/ Çfarë thotë realisht Brukseli në raportin për Shqipërinë (E PLOTE) 

Cakaj tani bëri thirrje që palët politike të lënë mënjanë interesat personale.

“Interesat e vendit duhet të kalojë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”,- shtoi ministri i Jashtëm në detyrë.

Të këshilluara

Bie Facebook, probleme në të gjithë botën

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook ka rënë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas raportimeve të fundit, Facebook është bërë jofunksional për miliona përdorues në...

21:25

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI