Flash

Dialogu me opozitën, Rama: Gati të negociojmë, por pa cënuar Kushtetutën

Lapsi.al 30 May 2019
Dialogu me opozitën, Rama: Gati të negociojmë, por pa cënuar

Pasi komentoi gjerësisht progres-raportin për Shqipërinë të prezantuar ditën e djeshme nga Komisioni Europian, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ka folur edhe mbi mundësinë e dialogut me opozitën joparlamentare.

“Raporti jep një indikacion shumë të qartë edhe lidhur me opozitën që nuk është në Parlament, edhen lidhur me atë që ajo duhet të bëjë sot. Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por padiskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të cënuar Kushtetutën në funksion të zgjedhjeve që ju përkasin popullit sovran dhe jo partive.”- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se mazhoranca ka shprehur dhe vazhdon të shprehë vullnetin për të negociuar një zgjidhje për kapërcimin e krizës politike, duke theksuar se dialogu me partitë opozitare që dogjën mandatet duhet të jetë i pakushtëzuar.

“Ne kemi gjithë mundësinë për të negociuar me opozitën jashtë-parlamentare por asnjëherë nuk do të negociojmë ligjshmërinë dhe legjitimitetin e këtij Parlamenti. Për ne është e pamundur që t’ju themi atyre që na zgjodhën na falni se do të dëgjojmë ata që ju nuk i zgjodhët për të qeverisur.”-  shtoi kryeministri.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI