Flash

Brnabic i quajti shqiptarët "njerëz që vijnë nga mali", reagon ashpër Prishtina

Lapsi.al 30 May 2019
Brnabic i quajti shqiptarët "njerëz që vijnë nga

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës fyese të kryeministres serbe, Ana Brnabiq ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave serbe, gjatë një konference shtypi të mbajtur sot në Beograd me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, teksa ka folur mbi zhvillimet e fundit në raportet me Kosovën, Brnabiq ka përdorur një fjalor stigmatizues duke thënë shprehimisht se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Ndërkaq, Pacolli, në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, shkruan se përgjatë shërbimit të tij si kryediplomat, nuk do të lejojë që kreu i ekzekutivit serb të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.”-  ka shkruar Pacolli.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI