Flash

Berisha: Thaçin e mban peng dosja në Hagë për 200 vrasjet pas luftës

Lapsi.al 30 May 2019
Berisha: Thaçin e mban peng dosja në Hagë për 200 vrasjet

“200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin”. Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë T7 në Kosovë.

“Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit. Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin.

Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate. 200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit" – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Kuçovë, plagoset 42-vjeçari

Një incident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Perondi të Kuçovës. Policia bën me dije se “shtetasi G.H,42 vjec, banues në fshatin Magjat, duke drej...

20:14

Aksident në Librazhd, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek vendi i quajtur Ura e Murrashit. Fatmirësisht raporto...

20:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI