Flash

Zbardhet progres-raporti për Ballkanin Perëndimor, apeli i Hahn për Kosovën dhe Serbinë

Lapsi.al 29 May 2019
Zbardhet progres-raporti për Ballkanin Perëndimor, apeli i Hahn

Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian ka paraqitur sot progres-raportin për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, duke rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet me statusin e kandidatit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit, eurokomisioneri Johanahes Hahn, vlerësoi ecurinë e këtyre dy shteteve në reformat e ndërmarra dhe në zbatimin e ligjit.

Sakaq, Hahn ka përcjellë një mesazh për dy vendet e tjera të rajonit që janë prej kohësh në proces negocimi për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Europian, Serbinë dhe Malin e Zi, që u bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve në realizimin e rEformave që përshpejtojnë procesin e integrimit të tyre evropian. “Serbia dhe Mali i Zi duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat në zbatimin ligjor. Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin çdo veprim që konsiderohet si provokim nga të tjerët. Progresi i bërë i Kosovës është  vënë në hije nga taksa, e cila duhet të hiqet.”- u shpreh eurokomisioneri, duke shtuar se Kosova duhet të shfuqizojë taksën prej 100 % ndaj mallrave serbë, në funskion të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të rivendosjes së dialogut me Serbinë.

Raport i sivjetshëm ishte njëlloj i rëndësishëm edhe për vendin tjetër aspirant, Bosnjë dhe Hercegovinën, që mori zyrtarisht dokumentin “Avis”, që përcakton gatishmërinë e vendit për t’u bërë anëtare potenciale e BE-së.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI