Flash

U përball me akuzat e "Hakmarrjes për Drejtësi", KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin

Lapsi.al 29 May 2019
U përball me akuzat e "Hakmarrjes për Drejtësi", KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Larën. Pasi kreu hetimin mbi kriteret e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale, trupa gjyqësore e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shulin dhe me anëtare Etleda Çiftjan, ka njoftuar se Lara kalon “sitën” e vetting-ut dhe mund të ushtrojë në vijim detyrën e gjyqtarit.

Lidhur me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) kishte dorëzuar një raport pozitiv për gjyqtarin. Ndërkohë, përsa i përket aftësive profesionale, bazuar në raportin e KLD-së, por edhe në verifikimeve të Komisionit, nuk janë hasur problematika në pesë dosjet e shortuara dhe në tri të tjerat të përzgjedhura nga vetë Lara.

Ky vendim hedh poshtë edhe pretendimet e vëllezërve Orik dhe Laert Shyti, të cilët kishin denoncuar gjyqtarin për akuza të padrejta si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Sipas Komisionit, denoncuesit kishin ngritur pretendimin se gjyqtari ishte i korruptuar politikisht dhe vendimi i marrë ishte arbitrar. “Hakmarrja për drejtësi” do të përdorej për herë të parë si togfjalësh në vitin 1996 për të emërtuar një organizatë me prirje terroriste, e  cila synonte të rrëzonte demokracinë pakvjeçare shqiptare.

 

Të këshilluara

Meta: Taksa në Rrugën e Kombit duhet hequr

Presidenti Ilir Meta del hapur kundër taksës në Rrugën e Kombit. Në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ai tha se ajo ishte “një gërmadhë” “Midis Kosovës ...

22:13

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI