Flash

Shqipëria me institucione të gjymtuar/ Mogherini: Gati për negociatat

Lapsi.al 29 May 2019
Shqipëria me institucione të gjymtuar/ Mogherini: Gati për

Edhe pse me një Kuvend me opozitë fasadë e diskutime farsë, drejtësi gjysëm-funksionale, me një Gjykatë Kushtetuese inekzistente dhe mijëra qytetarë që derdhen në protesta rrugëve javë pas jave, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini mendon se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

Mogherini argumenton se çdo vend ka krizë politike dhe kjo nuk e pengon Komisionin Europian të vlerësojë pozitivisht ecurinë europiane të Shqipërisë. Ajo thekson se vlerësimi i KE-së është teknik dhe jo politik.

“Vlerësimi dhe rekomandimi nga Komisioni Europian është i qartë: Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Ju folët për krizë politike, por cili vend nuk ka, apo nuk ka pasur, krizë politike? Sa herë që kemi qenë në Shqipëri gjithmonë ka pasur trazira politike, sikurse edhe në vende të tjera. Por vlerësimi ynë nuk është asnjëherë politik, por teknik.

Kemi parë që Shqipëria ka bërë pjesën e saj, veçanërisht me vetting-un dhe Reformën në Drejtësi, kështu që rekomandimi është i qartë, Shqipëria është gati për nisjen e negociatave për anëtarësim” – u shpreh Mogherini, e cila për vite me radhë ka përfaqësuar një union vendesh që shtyllë kanë demokracinë dhe shtetin e së drejtës, tipare që në Shqipërinë e vitit 2019, aspirante për çeljen e negociatave me BE-në, mungojnë ose së paku ekzistojnë në kapacitet minimal. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI