Flash

Rama komenton raportin e KE-së: Mbetet të binden drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian

Lapsi.al 29 May 2019
Rama komenton raportin e KE-së: Mbetet të binden drejtuesit e shteteve

Në konferencën e përbashkët me me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Këshilli i Europës firmosi një raport i cili propozon pa kushte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Rama tha gjithashtu se vendimi i sotëm ishte teknik dhe subjektiv, ndërkohë që hapi i radhës sipas tij është vendimi i liderëve të vendeve të BE-së. Sipas tij, do të bëhet gjithçka për t'i bindur se Shqipëria e meriton integrimin në BE.

“Është një afirmim i faktit se i kemi bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë, dhe falë kësaj, KE i cili është mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në BE.

KE vendosi që në Qershorin e 2019 të zyrtarizojë çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në Dhjetor të nis procesi në konferencën ndërqeveritare. Ç’ka është e rëndësishme për të gjithë ne është se KE ka konfirmuar progres bazuar në fakte, në shifra, duke rekomanduar çeljen e negociatave. Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, Shqipëria ka filluar një proces, që do të thotë nisjen e negociatave menjëherë.

Ky vit ndryshe nga viti i shkuar ku u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit me punë intensive në të gjitha aspektet. Ky është është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian, pra mbledhja e të gjithë udhëheqësve Europian. Në hapin e parë gjykimi është teknik dhe objektiv ndërsa hapi i dytë është politik. Deri në atë kohë ne do të bëjmë gjithçka për të bindur faktorin politik”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI