Flash

Mbështetësit e Trump nisin ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën

Lapsi.al 29 May 2019
Mbështetësit e Trump nisin ndërtimin e një muri në kufi

Një grup mbështetësish të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, po ndërtojnë një mur në kufi me Meksikën.

Sipas lajmit të BBC, organizata joqeveritare “Ne ndërtojmë murin (WeBuildtheWall)”, e themeluar nga mbështetësit e Trumpit, ka filluar të ndërtojë murin në kufirin mes dy vendeve. Drejtori i organizatës jofitimprurëse dhe ish-ushtaraku amerikan, Brian Kolfage, në llogarinë e tij në Twitter ka postuar pamjet në lidhje me punën e ndërtimit të murit.

Ish-shefi strategjik i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon i cili është në Bordin këshillues të organizatës, tha se muri do të mbushë boshllëkun prej 34 kilometrash mes mureve kufitare në rajonin kufitar mes qyteteve El Paso të SHBA-së dhe qytetit Juarez të Meksikës.

Ndërsa ish Sekretari i shtetit të Kansasit, Kris Kobach, i cili ushtron detyrën e këshilltarit ligjor të organizatës ka thënë se kostoja e ndërtimit do të jetë rreth 8 milionë dollarë.

Grupi në fjalë për të ndërtuar vetë murin mblodhi 22 milionë dollarë nëpërmjet në fushate që nisi vitin e kaluar pasi Kongresi Amerikan refuzoi propozimin e Trumpit për ndërtimin e murit.

Emigrantët që nisen nga vendet e Amerikës Qendrore si Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori me arsye të “dhunës dhe varfërisë” përpiqen të emigrojnë në SHBA nëpërmjet kufirit të Meksikës.

Ndërsa Trump, i cili kritikohet për politikat e tij kundër emigrantëve, arsyetohet se duhet të ndërtohet një mur në kufi me Meksikën për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI