Duke folur për krizën politike në Shqipëri, eurodeputeti i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan deklaroi se partitë politike shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake.
Kukan u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE dhe se këto vende kanë bërë progres.
“Reagimi i fundit i Komisionit Europian ka qenë pozitiv. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugën e integrimit. Gjithashtu mund të themi se mund të kemi më shumë punë.
Me Shqipërië ne vlerësojmë se ka tensione politike, është në dorën e elitave politike për atë që do të ndodhë. Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake. Populli shqiptar vërtetë e meriton hapjen e negociatave. Ne duhet që të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci në rajon”, u shpreh Kukan.