Flash

Klement Balili kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

Lapsi.al 29 May 2019
Klement Balili kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

I njohur ndryshe si "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, i cili u dënua me 10 vite burg në fillim të këtij muaji, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Sipas avokatëve, ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Ata janë shprehur gjithashtu se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat.

Pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe seancën e parë.

Në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri i telefonit që prokuroria thotë se është i tij, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Balilit.

Për rrjedhojë, tha mbrojtja edhe personi që del në përgjime nuk është Klement Balili. Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, treshja gjykuese në Shkallë të Parë e quajti fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg. Balili u dënua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI