Flash

Berisha denoncon deputetin e PS-së: Agai i Sarandës tentoi t'i grabiste pronën një qytetari

Lapsi.al 29 May 2019
Berisha denoncon deputetin e PS-së: Agai i Sarandës tentoi t'i

Deputeti i PS, Alket Hyseni, i përfolur për shumë afera sa i përket pronave në jug të vendit, është përfshirë në një incident në qytetin e Sarandës.

Duke përdorur “veglat e tij qorre”, ai ka dashur të përvetësojë një truall në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, por aty ka ndeshur në kundërshtimin e pronarëve prej 25 vjetëve të këtij trualli.

Situata ka agravuar në përleshje midis pronarëve realë të truallit dhe personit që prentendonte se ishte pronë e tij, i mbrojtur nga deputeti i PS-Sarandë, Alket Hyseni, i cilli ia ka mbathur me vrap. Ja çfarë shkruan ish-kryeministri, bazuar në një lajm të “pronews”:

Narkodeputeti i Sarandes nuk ngopet kurre! sb

Sherr në Sarandë, deputeti i PS Alket Hysen ia mbath me vrap

Agai i jugut, deputeti i PS, Alket Hyseni i përfolur për shumë afera të zaptimit të pronave duke përdorur imunitetin e deputetit është përfshirë në një incident në qytetin e Sarandës.

Duke përdorur “veglat e tij qorre”, ai ka dashur të përvetësojë një truall në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, por aty ka ndeshur në kundërshtimin e pronarëve prej 25 vjetëve të këtij trualli. Situata ka agravuar në përleshje midis pronarëve realë të truallit dhe personit që prentendonte se ishte pronë e tij, i mbrojtur nga deputeti i PS-Sarandë, Alket Hyseni, i cilli ia ka mbathur me vrap.

Nuk është hera e pare që ky “ligjvënës” përfshihet në situate të tillë. I kthyer në “Again e Sarandës”, ai dikton çdo emërim, çdo lëvizje, çdo punësim, çdo favor brenda administratës duke mos respektuar ligjin, por duke e bërë vetë atë. Në ditët në vazhdim do të publikojmë bëmat e këtij deputeti, që me aferat e tij po terrorizon një qytet të tërë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI