Kryetari i opozitës Lulzim Basha vijon sot pasdite takimet nëpër rrethe. Ai është ndalur në qytetin e Fierit ku është takuar me mbështetës të PD-së dhe qytetarë të tjerë. Basha foli për ndryshime kushtetuese, për ndryshim rrënjësor të sistemit. Siapas tij duhet që deputetët të zgjidhen me lista të hapura. Po kështu Presidenti të votohet nga populli, si dhe të sanksionohen referendumet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel vendor.
©LAPSI.al